Çudirat nuk kanë fund: U zu me gruan, burri ecën 450 km rrugë në këmbë për të qetësuar nervat
Zënka me bashkëshortën e tij, ka bërë që një burrë në Itali të nisë të ecë për tu qetësuar në
Como dhe të përfundojë në
Fano.
Ai përfundoi duke përshkuar 450 kilometra në këmbë dhe u ndalua një ditë një orën dy të mëngjesit nga disa policë që po kryenin kontrolle rrugore për t’u siguruar që respektohen masat anti-Covid.
Burri, i cili po
ecte rrugës, u dërgua në stacionin e policisë, ku u zbulua se kishte humbur kontaktin me familjarët prej një jave.
Megjithatë, gjobës për shkeljen e rregullave të pandemisë nuk i shpëtoi dot.
Siç raportohet nga Il Resto del Carlino, kur policët e ndaluan në Gimarra (
Fano), 48-vjeçari, banues në provincën e
Como, ishte i kthjellët dhe e dinte se ku po shkonte, por ishte i lodhur dhe i ftohur.
Sapo arriti në stacionin e policisë, ai i tregoi policisë për “aventurën” e tij.
“Unë eca deri këtu – deklaroi
burri -. Pa përdorur asnjë mjet. Në këto ditë hëngra dhe piva sepse njerëzit që takova gjatë rrugës më ofruan ujë dhe ushqim. Jam mirë, por pak i lodhur “.
Ndërsa ai po
ecte, bashkëshortja kishte shkuar në selinë e policisë
Como për të raportuar zhdukjen e tij. E lajmëruar nga agjentët, ajo shkoi te
Fano për të marrë burrin e saj.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 10:13