Vdekja e 32-vjeçarit në komisariat, të rinjtë e Lezhës ndezin qirinj (VIDEO)

Disa të rinj në Lezhë, ka kryer homazhe në nder të 32-vjeçarit Laer Kurti, që vdiq në komisariatin nr.3 në Tiranë.  Të rinjtë kanë ndezur qirinj.

Si ndodhi ngjarja:

Sipas autoriteteve, patrulla e policisë i ka kërkuar Kurtit që të japë një mjet identifikimi, por ai ka vrapuar duke u larguar 200 metra më tej ku edhe është kapur. Pasi u shoqërua në polici, ai është ndjerë keq edhe ka ndërruar jetë, gjë e cila është konstatuar në Spitalin e Traumës. Policia këmbëngul se nuk ka kryer asnjë veprim të jashtëligjshëm në shoqërimin e Kurtit edhe pse në duart e tij ka shenja, të cilat AMP thotë se i janë shkaktuar në momentin e prangosjes.


Shtuar 21.10.2022 19:25