Protesta para Kryeministrisë, zbulohet data kur do të mblidhen sërish

Qytetarët shqiptarë janë mbledhur sonte para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve duke nisur nga nafta e deri te produktet ushqimore.

Aktivisti Mirgen Qirazhi ka ftuar gjithë qytetarët nga mbarë Shqipëria që ditën e shtunë të përshkallëzojnë protestën, dhe të mblidhen së bashku për t’i bërë të ditur qeverisë se shqiptarët nuk janë vetëm vota, por njerëz që jetojnë dhe duan të ndërtojnë jetën e tyre normale në vendin e vet.

“Ky manifestim do të vazhdojë çdo ditë. Sot kushdo nga qytetarët mund të qëndroja. Ne do jemi çdo ditë në orën 5 këtu. Ata që duan të qëndrojnë absolutisht të rrinë këtu. Të shtunën ftoj të gjithë qytetarët të vijnë në protestë”, tha Qiraxhi.


Shtuar 9.03.2022 18:45