Çuçi nuk vë gjumë në sy në Himarë dhe ia nxjerr inatin drejtorëve
Ministri i Bujqësisë, Bledi Cuçi është shfaqur mjaft i nervozuar me drejtues lokal në Himarë pasi zhurmat e lokaleve nuk e kishin lënë të bëntë një sy gjumë gjatë natës.

Ky është një problem i vazhdueshëm jo vetëm në bregdet, por edhe në Tiranë, por për fat të pushuesve në atë zonë, aty ndodhej edhe ministri dhe mundën të bëjnë ca orë gjumë rëhat të paktën.

"Orari i zhurmave nuk zbatohet, në vendin ku unë po rri kam bërë katër telefonata në numrat e policisë që janë bërë, dhe jo vetëm që nuk ka reaguar njeri, ishte një situatë e tmerrshme. U detyrova e mora personalisht atë zotërinë, që muzika të ulej brenda 3 minutash.

Kjo gjë nuk duhet të ndodhë më, drejtor të lutem shumë merr masat që të zbatohet VKM-ja, kapini shoqërojini brenda ata që kundërshtojnë, kjo gjë duhet të marrë fund, është e tmerrshme situata.

Mbrëmë dy miqtë e mi shkuan vetë te lokali ku ishte vendosur muzika, dhe ata njërin prej bokseve e kishin drejtuar nga hoteli, pra po i bënin karshillëk shtetit. Më beso drejtor se e kam shumë seriozisht këtë gjë’, ktha Çuçi.
Shtuar më 07/08/2019, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori