Kur hapet “drita jeshile” për bastet sportive? Ibrahimaj: Në 3 muajt e parë të vitit të ri do të miratojmë ligjin

Ditën e sotme Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka mbajtur konferencën e përmuajshme me gazetarët ku ka folur dhe për bastet sportive.

E pyetur se kur do të lejohen bastet sportive, Ibrahimaj tha se procesi është duke u finalizuar dhe me fillimin e vitit të ri do të nisin procedurat për miratimin e ligjit.

Pyetje: Kur do lejohen bastet sportive?

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj: Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qëllim finalizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për lojërat e fatit.

Me qëllim lejimin e basteve sportive online duke pasur shumë kudjes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara.

Jemi në proces te finalizimit. Me nisjen e vitit të ri 2023, do nisim procedurat e miratimit të këtij ligji.

Ne gjykimin tim, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament./albeu.com