Ç'po ndodh në familjen Hajdari? Kiri "djeg" mandatin, kurse Rudina refuzon (FOTO LAJM)

Tashmë zërat se Rudina Hajdari do të vendosë që të mos e dorëzojë mandatin e saj të deputetit, ashtu siç kanë bërë të gjithë kolegët e saj me përjashtim të Myslim Murrizit, po shtohen gjithnjë e më shumë.

Vetë Rudina ka reaguar disa herë në rrjetet sociale, duke thënë se është duke u menduar, ndërkohë që ka treguar te ndërkombëtarët se nëse nuk e dorëzon mandatin, do ta përjashtojnë nga PD, një gjest denoncues nga ana e saj për Partinë ku bën pjesë, shkruan panorama.

Por vëllai i saj Kiri Hajdari duket se është në një mendje me vendimin e Lulzim Bashës dhe opozitës së bashkuar.

Në protestën e zhvilluar para Parlamentit ku u bë edhe djegia e madanteve, ai ishte prezent, në mbështetje të aktit ekstrem dhe të pazakontë për politikën shqiptare, hap që motra e tij nuk e ka ndërmarrë akoma.
Shtuar më 02/03/2019, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori