Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Covid del nga kontrolli në Maqedoni, a mund të dështojë hapja e kufijve më 12 tetor me fqinjët?
Covid po del nga kontrolli në Maqedoninë e Veriut. Për të tretën ditë me radhë është duke shënuar rekord të rasteve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 386 raste të reja, ndërsa janë bërë 2267 testime.
Më tepër raste janë regjistruar në kryeqytet edhe atë 178, Strumicë 50, Kumanovë-18, Prilep-20, Tetovë-13.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 154 pacientë të shëruar, ndërsa gjashtë persona kanë humbur jetën.


Rritja enrome e numrit të rasteve të reja, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të anulohet hapja e kufijve me fqinjët e paraparë për 12 tetor.

Mirëpo burime nga Komisioni për Sëmundje Infektive kanë thënë për Gazetën lajm se deri tani një mundësi e tillë nuk ëhstë shqyrtuar, kurse ‘ka do të ndodhë javën në vijim nuk mund të parashikojnë.

“Shpresojmë se me masat e reja që i kemi propozuar numri i të infektuarëve do të fillojë të ulet”, theksojnë nga ky komision.
Shtuar më 09/10/2020, ora 21:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori