COVID-19/ Vaksinimi në Shqipëri një show?! Zbuloni çfarë po ndodh me të moshuarit në azile
Pavarësisht ritmeve të ngadalta, edhe
Shqipëria ka
nisur procesin e
vaksinimit anti-COVID-19.
Pas mjekeve, ka
nisur procesi i
vaksinimit edhe tek të
moshuarit si një grup moshë shumë e rrezikuar nga ky virus.
Por ndryshe nga cfarë rekomandohet edhe nga OBSH, në Shqipëri po vaksinohen edhe të
moshuarit të cilët e kanë kaluar njëherë COVID-19, duke të lënë më shumë përshtypjen e një show se sa një procesi të rregullt.
63-vjeçari Enis Kapa rrëfeu për tch se ka kaluar Covid para tre muajsh dhe u bë një nga të
moshuarit e parë që e përfitoi vaksinën.
"Unë para tre muajsh e kalova Covidin, por duke e parë që është e nevojshme edhe nuk kam asnjë humbje dhe e bëra."- u shpreh i moshuari.
Ky fakt tregon se
Shqipëria nuk ka ende një plan të mirfilltë vaksinimi duke shfrytëzuar në mënyrë jo korrekte sasinë epaktë të dozave që kemi në dispozicion./albeu.com/
Shtuar më 17/02/2021,
ora 16:56