Në 24
orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 1 mijë e 52 persona.
Rastet dolën nga 3 mijë e 974 testime, dhe shpërndarja është si më poshtë:
486
raste në Tiranë, 73 në Vlorë, 48 në Durrës, 43 në Fier, 35 në Sarandë, nga 26
raste në Shkodër, Lushnje, 22 në Berat, 21 në Kukës, 20 në Krujë, nga 19
raste në Elbasan, Lezhë, 17 në Kamëz, nga 15
raste në Kurbin, Mallakastër, nga 11
raste në Korçë, Gramsh, Kuçovë, nga 10
raste në Gjirokastër, Delvinë, 9 në Shijak, nga 8
raste në Mirditë, Tepelenë, nga 7
raste në Pogradec, Ura Vajgurore, nga 6
raste në Divjakë, Dibër,
Malësi e Madhe, nga 5
raste në Peqin, Memaliaj, nga 4
raste në Kavajë, Përmet, Vau i Dejës, nga 3
raste në Pukë, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Vorë, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, nga 2
raste në Has,
Malësi e Madhe, Skrapar, nga 1 rast në Devoll, Tropojë, Librazhd, Patos, Dropull.
Po ashtu është rritur edhe numri i jetëve të humbura, 14 në katër spitalet Covid.
7 qytetare nga Tirana, 2
qytetar nga Durrësi, 1
qytetar nga Kavaja, 1
qytetar nga Librazhdi, 1
qytetar nga Bulqiza, 1
qytetar nga Kurbini, 1
qytetar nga Korça të moshave 56 -87 vjeç.
Në 24
orët e fundit janë shëruar 585
qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 49,543 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Shtuar më 04/02/2021,
ora 17:35