COVID-19/ Tomini tregon skenarin më të keq për Shqipërinë: Kemi vetëm 500 shtretër
Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka zbuluar në një intervistë në "Euronews", se sistemi shëndetësor është përgatitur për rastet me COVID-19 me rreth 500 shtretër në gatishmëri.

Në rast se do të kalohet kjo shifër, atëherë do të rishihet alternativa e rimbylljes.

E pyetur nëse rritja e të infektuarve mund të na çojë në një izolim, znj. Tomini tha se shpresonte që të mos tejkalohen kapacitet spitalore, pasi në të kundër mbyllja do të jetë e vetmja zgjidhje.

Sistemi shëndetësor është përgatitur për rastet me COVID-19 me rreth 500 shtretër në gatishmëri. Shpresojmë që të mos i tejkalojmë këto kapacitete”, tha znj. Tomini.
Shtuar më 15/07/2020, ora 22:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori