COVID-19 ka vrarë mbi 100 000 njerëz në të gjithë botën!

Pasditën e sotme Covid-19 ka shënuar 101,576 viktima në të gjithë botën.

Koronavirusi vijon të bëjë "namin" në Francë, teksa ka shkuar në 13,197 numri total i viktimave të shënuara.

Sipas mediave vendase, në 24 orët e fundit në Francë kanë ndërruar jetë 987 persona, ndërsa janë shtuar mbi 7 mijë raste të reja.

Deri më tani në Francë janë regjistruar gjithsej 124,869 raste infektimi me COVID-19.

Rreth 25 mijë persona janë shëruar nga koronavirusi në këtë shtet.

Rastet aktive në vend 86,740 ndërsa 7,004 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Shtuar më 10/04/2020, ora 20:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori