COVID-19/ S'pyet kush për urdhrat e Ramës, qytetarët të ngjitur dyshe e treshe në rrugë (FOTO LAJM)

Edhe vendi jonë është prekur nga koronavirusi, por njerëzit nuk duken të frikësuar.

Pavarësisht thirrjeve të qeverisë për të mos lejuar daljen në rrugë për më shumë se një person, shumë qytetarë duket se nuk e kanë dëgjuar urdhrin.

Fotot e marra sot në rrugët e Tiranës tregojnë njerëz të shumtë që qarkullojnë në këmbë ose me mjete të shumta.

Ndërkohë, në disa institucione shërbimesh si Posta Shqiptare apo pikat e OSHE-së, radhët kanë qenë të gjata për shkak të shkurtimit të orarit të shërbimit dhe të uljes së numrit të sporteleve.


Shtuar më 27/03/2020, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori