COVID-19/ Situatë kritike në Greqi: 2400 të infektuar dhe 63 viktima në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë greke ka njoftuar në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 2,422 persona, nga të cilët 6 janë zbuluar pas kontrolleve në kufijtë e vendit.

Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve është 78 825, nga të cilat 53.8% janë burra. 4685 (5.9%) konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 20 225 (25.7%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Gjithsej 443 qytetarë grek po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. 143 (32.3%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 81.5% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë 70 vjeç ose më të vjetër. Ndërsa 392 pacientë janë liruar nga ICU .

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin 63 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,228. Nga këta 502 (40.9%) gra dhe të tjerët janë burra. Mosha mesatare e viktimave ishte 80 vjeç dhe 97.2% kishin një sëmundje themelore dhe / ose moshën 70 vjeç e lart.
Shtuar më 17/11/2020, ora 18:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori