COVID-19/ Shifra të frikshme nga Italia: Mbi 21 mijë të prekur vetëm sot e 221 viktima
Vetëm sot në Itali janë shënuar 21,994 raste të reja me koronavirus, nga 174,398 teste të kryera.

Po ashtu, autoritetet e vendit konfirmuan se brenda ditës, si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë edhe 221 qytetarë.

Rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve është Lombardia ku u regjistruan 5,035 raste të reja, e ndjekur nga Piemonte (2,458), Campania (2,761) dhe Lazio (1,993). /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2020, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori