I moshuari plagos aksidentalisht me çifte fqinjën në Shkodër

Një grua ka mbetur e plagosur sot në mesditë, pasi është goditur me saçmen e armës së gjahut në Shkodër.

69 vjeçarja po merr ndihmën mjekësore në spital ndërsa fqinji i saj D.R 67 vjeç është shoqëruar në komisariatin e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale. 69-vjeçarja po kalonte në rrugë kur është lënduar nga fqinji i saj, 67-vjeçari me iniciale D.R./albeu.com/


Shtuar 26.05.2023 16:12