COVID-19/ Rrëfimi rrëqethës: Dëgjova frymën e fundit të nënës sime nga telefoni
Një vajzë ka treguar se si duhej të dëgjonte frymën e fundit të nënës së saj përmes telefonit, ndërsa i kishte vënë të dëgjonte këngën e saj të preferuar “Simply the best”, pasi ajo vdiq nga koronavirusi.

Nëna e dy fëmijëve, Kay Elmer, 51 vjeç, nga Merseyside, vdiq e vetme në kujdes intensiv pasi u prek nga virusi vdekjeprurës.

Vajza e saj, Sophia Essel, 30 vjeç, duhej të qëndronte në dhomën e pritjes në momentet e fundit të nënës së saj dhe mund të komunikonin vetëm përmes telefonit.

Sophia, DJ, duhet të përcjellë nënën e saj pa memorial dhe i është kthyer e zemëruar turmave egoiste që po injorojnë masat e kufizimit dhe distancën sociale, të cilat ajo beson se i kushtuan nënës së saj jetën.

“Për fat të keq mua dhe familjes time na është dashur të paguajmë për gabimet e njerëzve për të mos qëndruar brenda dhe pavarësisht se çfarë thotë ligji, njerëzit duhet të përdorin sensin e tyre të përbashkët. Nuk mund të mendoj se kjo mund të ishte parandaluar”.

Kay, e përshkruar si “jeta dhe shpirti i festës”, shkonte me pushime në Cape Verde një herë në muaj me burrin e saj John, 67 vjeç, por udhëtoi për në Londër në javët para se ajo të zhvillonte simptomat vdekjeprurëse, ku Sophia beson se ajo u infektua.

Ajo kishte një kollë të keqe, e cila e la në shtrat me ethe dhe në pamundësi për të ngrënë dhe e dërguam në spital – kur gjendja e saj ishte përkeqësuar aq shpejt.

“Ishte vërtet e trishtuar. Unë jam personi i fundit me të cilin do të fliste. Vëllai im ishte në ushtri dhe sapo erdhi një javë më parë”, tha e bija. “Të nesërmen në mëngjes më telefonoi duke qarë sepse ishte aq e frikësuar”, shtoi ajo.

Kay u shtrua në kujdes intensiv vetëm ndërsa u përpoq të rezistonte sa të mbërrinte Sofia, por kur e bija kishte mbërritur atje, Kay ishte pa ndjenja.

Sophia nuk u lejua të ulet pranë saj dhe t’i mbante dorën e saj, dhe u detyrua ta shphë përmes një dritareje, teksa organizmi i mamasë së saj nuk po përgjigjej.

Sophia tha: “Ata nuk do të na linin, sepse nuk e dinin nëse ishte virusi apo jo. Mund ta shikoja vetëm përmes dritares. Për pesë ditë, telefonoja çdo ditë dhe shkoja atje lart për të parë nëse kishte ndonjë ndryshim.

Mushkëritë e saj po dështonin, ajo mori disa ditë në trajtim, por në ditën e fundit ata na thirrën për të thënë se duhet të futeshim dhe të fiknim aparatin që e mbante në jetën.

Sophia dhe vëllai Jamie, 33 vjeç, u ngjitën në spital dhe u përballën me vendimin zemërthyer për të fikur aparaturën e saj të jetës, duke ditur që edhe njerku i tyre John ishte shtruar atë ditë me simptoma.

Sofia nuk mund të duronte ta shikonte dhe u ul në një dhomë pritjeje dhe e telefonoi në celular.

Ajo u ul duke dëgjuar frymën e fundit të Kay të saj ndërsa dëgjonin këngët e saj të preferuara, duke përfshirë “Simply The Best” të Tina Turner – e njëjta këngë që Kay kishte zgjedhur t’i thoshte lamtumirë nënës së saj, Sylvia.

Sophia tha: “Ata na ofruan që të shkonim në dhomë me veshje izolimi për t’i thënë lamtumirë, por ne nuk do të ishim të mbrojtur sepse ato janë të gjitha për stafin. Unë shkova në dritaren e dhomës së saj dhe e pashë. Ata e kthyen atë për t’u përballur me ne dhe ishte e tepërt. Unë rashë në dysheme duke qarë.

Ajo u shua duke dëgjuar Tina Turner ‘Simply the best’ (Thjesht më e mira). Ishte kënga e varrimit të gjyshes dhe e qetësonte gjithmonë mamanë.

Në fund, ajo me të vërtetë ishte duke e mbajtur veten, duke marrë frymë pa makinë, kështu që unë duhej të kisha mundesi për një fjalë me të dhe t’i thoja: ‘Hajde tani mam, gjyshja po të pret”.

Sofia tha: “Ajo ishte jeta dhe shpirti. Asaj i pëlqente të këndonte, ajo këndonte kudo që shkonte dhe gjithnjë e ndiqnin.

Nëna ime ishte gruaja më e pabesueshme që kam hasur ndonjëherë, gjithmonë pozitive dhe gjithnjë e buzëqeshur – duke më thënë se sa e mrekullueshëm jam dhe që mund të bëj çdo gjë.

Gjërat janë edhe më keq pa një funeral. Jo vetëm që nuk mundëm t’i mbanim dorën për të thënë lamtumirë, tani nuk mund të kemi një varrim për shkak të virusit. Ne vetëm duhet të kemi një shërbim përkujtimor në një datë të mëvonshme.

Dua të mbledh para për ta çuar atë në ‘Cape Verde’ sepse këtu do të dëshironte të ishte – një vend që vizitonte çdo muaj”.

Burri i Kay, John tani mbetet në spital me virusin, por besohet se gjendja e tij po përmirësohet.

Kur u pyet se si beson se Kay u prek nga Covid-19, Sophia tha: “Unë po supozoj nga njerëzit, në një moment ata kanë dalë kur kanë pasur simptoma…Unë jam duke u përpjekur të rrit ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e sensit të përbashkët”.

Dy ditë pasi vdiq mamaja, unë shkova për të marrë diçka për të ngrënë në dyqan. Të gjithë rrinin në turmë. Një grua ishte atje me një foshnjë të porsalindur. Njerëzit po kolliteshin.

‘Unë i thashë: Shiko, nëna ime vdiq dje nga kjo. Unë nuk po ju them këtë për keqardhje, por është kaq e lehtë për ta marrë virusin. Do ta merrni nëse dikush ka prekur diçka këtu dhe ju prekni atë, mund të vdesim lehtësisht nga kjo’, shkruan Panorama.

Është për t’i bërë njerëzit ta shohin këtë. Dyqanet po i lënë njerëzit të futen brenda … Distancimi shoqëror nuk është i mjaftueshëm.

Ju nuk keni nevojë të dilni tre persona për të marrë një qen për një shëtitje. Unë jam në fazën e zemërimit të procesit të pikëllimit. Unë dua të përhap vetëdijen”.

Shtuar më 06/04/2020, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori