COVID-19/ Rama ia dëgjon fjalën Bashës për testimin masiv, porositen 30 mijë tomponë
Qeveria shqiptare ka porositur 30 mijë tamponë të rinj për të gjermuar të prekurit nga COVID-19.

Kjo lëvizje e qeverisë Rama vjen pas kërkesave të vazhdueshme të Partisë Demokratike për testim masiv.

Që nga konfirmimi i rastit të parë me koronavirus dhe deri më sot, janë bërë 2571 teste për Covid-19 në të gjithë Shqipërinë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se strategjia e testimit vendoset nga ekspertet dhe se gjurmimi epidemiologjik kryhet sipas standardeve.

“Ne nuk kemi probleme me kapacitetet. Kemi aktualisht dhe kemi porositur edhe 30 mijë teste të tjera. Por strategjinë e testimit e vendosin ekspertët. Ne po zbatojmë rekomandimet e OBSH-së për testim testim testim për çdo rast të dyshuar”, tha Manastirliu.

Numri total i të infektuarve në Shqipëri është 377, nga të cilët kanë ndërruar jetë 22 persona./albeu.com/
Shtuar më 06/04/2020, ora 18:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori