COVID-19 paralizon BE, gjysma e shteteve futen në "listën e kuqe"
Pandemia e COVID-19 ka pushtuar BE dhe gjendja nuk duket drejt përmirësimit.

Gjermania ka vendosur njëmbëdhjetë rajone të tjera të Bashkimit Europian në listën e atyre në rrezik për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Qeveria federale në Berlin shpalli disa rajone, nga vendet anëtare të BE-së, si të rrezikshme dhe rekomandoi qytetarët gjermanë të heqin dorë nga udhëtimet që nuk janë me të vërtetë të nevojshme.

Lista përfshin rajone dhe qytete nga vendet fqinje: Danimarka, Franca, Austria, Republika Çeke dhe Holanda. Budapesti ku sonte luhet ndeshja e Super Kupës midis Bayern dhe Sevilla, është gjithashtu në “listën e kuqe”.

Për momentin, lista gjermane e rajoneve ku ekziston një rrezik i rritur i infektimit përfshin gjithsej 11 nga 27 vende të Bashkimit Europian. Që nga e mërkura, rajonet e Danimarkës, Portugalisë, Irlandës dhe Sllovenisë janë futur në listë.

Kriteri kryesor, por jo i vetmi për vendosjen e një rajoni në listën e destinacioneve të rrezikshme është rritja e numrit të rasteve të reja korona në më shumë se 50 infeksione për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit.
Shtuar më 24/09/2020, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori