COVID-19/ OBSH jep alarmin: Muajt e ardhshëm do të jenë kritikë!
Hemisfera veriore po përballet me një moment kritik për shkak të pandemisë COVID-19.

Alarmi është dhënë nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

"Muajt ​​e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe shumë vende janë në një rrugë të rrezikshme,” shtoi ai gjatë konferencës së zakonshme, duke shpjeguar se rritja e rasteve të regjistruara tashmë po çon në "spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv pothuajse në kufij ose përtej kapacitetit të tyre, dhe ne jemi ende në tetor".

Ai u bëri thirrje liderëve të vendeve që të marrin masa për të parandaluar vdekjet dhe për të kufizuar përhapjen e virusit.

Përmirësimi i testimit, gjurmimi i kontakteve të të infektuarve dhe izolimi i atyre që rrezikojnë përhapjen e virusit do t’u mundësonte vendeve të shmangin bllokimet e detyrueshme, shkruajne mediat e huaja.
Shtuar më 23/10/2020, ora 22:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori