COVID-19 nuk ekziston?! Plas sherri publik mes Remzie Osmani dhe Berat Buzhalës
Pandemia e COVID-19 ndryshoi mënyrën tonë të jetesës duke shkaktuar pakënaqësi dhe debate të ashpra rreth ekzistencës apo jo të tij.

Një debat i tillë ka nisur mes gazetarit Berat Buzhala, i cili humbi edhe babin e tij pas infektimit me COVID-19 dhe këngëtares Remzie Osmani.

Gazetari e ka listuar këngëtaren e mirënjohur ndër personat publike që kanë deklaruar se COVID-19 nuk ekziston.

"Në anën tjetër, Labi, Dani dhe Remzije Osmani: Nuk ka virus. Nuk kam haber çfarë shkolle kanë, ose a kanë..."- shkruante Buzhala.

Remzije Osmani me një shkrim në rrjetet sociale, ka rrëzuar pretendimin e Buzhalës, duke theksuar se ajo nuk është aq mendjelehtë sa të mohojë këtë sprovë globale që është Coronavirus-i.

Ajo më pas akuzon gazetarin se me shpifje e lajmë të rreme, tenton të përfitojë materialisht.

“Të mençurit na kanë mësuar që të mos futemi në debate me përgojues, sepse ata kanë aftësinë të na ulin në nivelin e tyre dhe të na mundin me përvojën e tyre’, tha këngëtarja.

“Por kësaj here më duhet të reagoj!”

Berat Buzhala paska hedhur një status kinse unë paskam thënë se nuk ka Covid-19”.

“Pa lejuar vetën të bie në atë nivel, vetëm një sqarim për njerëzit e mirë, miqtë e mi, adhuruesit e artit tim”.

Remzie Osmani ka vazhduar më tej:

“Unë nuk jam aq mendjelehtë sa ta mohoj sprovën globale që Zoti na e ka dërguar, ndoshta si mesazh për njerëzimin që të bëhemi më të mirë dhe më solidar, dhe e dyta, unë nuk jam aq e pashpirt sa të mundohem të përfitoj materialisht (siç bën zotëria me shpifje e lajme të rreme vetëm për të mbledhur ndonjë cent nga klikimet) në këtë kohë kur jeta dhe vdekja e secilit nga ne ndahet nga një fije peri”.

“Miq të mi, infektologët, epidemiologët, profesionistët shëndetësor janë vëllezërit, motrat dhe prindërit tanë, ata po mundohen me shpirt për shëndetin dhe jetën tonë, ti zbatojmë me përpikmëri këshillat dhe rekomandimet e tyre”.

“Uroj shërim të shpejtë të prekurve nga ky virus!” – u shpreh këngëtarja e njohur duke reaguar në këtë mënyrë, ndaj gazetarit. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2020, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori