Covid-19 një përgjegjësi njerëzore? Nuk ndalen teoritë konspirative
Akoma nuk është harruar teoria konspirative se Covid është një përgjegjësi njerëzore.

“Para dy vjetesh zhvilloheshin kerkime me viruse te familjes së Coronës në Kinë. Diplomatet amerikane apeluan per kujdes dhe per nje rrezik të mundshëm qe ne ate kohë”.

Kështu hap artikullin kryesor me titullin “Kina nën akuzë” gazeta gjermane Bild Online mbremjen e së mërkurës.

Gazeta shkruan se që para dy vjetesh diplomatë amerikane ne Kinë ngriten alarmin duke theksuar se masat e sigurise në laboratorin e Wuhanit jane te pamjaftueshme. Në atë kohe ata po studionin viruset e familjes Corona dhe kalimin e tij te njerëzit.

“Washington Post” raportoi qe ne atë kohe dokumenta që diplomate amerikanë në Pekin dergonin të alarmuar. Ata paraqesnin defiçite të rendesishme ne sigurinë kerkimore si dhe mungesë stafi të kualifikuar teknikesh e ekspertesh per ketë pune ne institucionin e virologjizë ne Wuhan (WIV)

Diplomatet raportuan që në Janar 2018 se ky virus mund te transportohet nga lakuriqët e natës te njerzit. Kur raporti i diplomatëve amerikanë u perhap, në faqen zyrtare te institucionit te virologjizë ne Wuhan (WIV) u hoq lajmi që aty kishte pasur vizita nga delegacion amerikan

GazetaBild” i referohet “Washington Post” që konkludonte se “të dhenat e qeverise së Pekinit sipas së cilës virusi corona e ka fillimin në nje treg të Wuhanit janë JO bindëse..!“ Gjithashtu sipas gazetës, edhe propaganda kineze dhe heshtja vrasëse e presidentit Ci Pinjing ështe e dyshimte…“

Bild shton më tej se edhe pse këshilli per shendetin në Kine raportonte me datë 14 janar per rrezik pandemie në Wuhan te shkalles së larte, pikërisht atje në epiqendren e virusit në Ëuhan u organizua ne atë kohë nje feste me 10.000 njerëz.

Vetem me date 20 janar presidenti kinez, Xi Pinjing, pranoi të deklaronte qe ishte konstatuar nje shperthim infeksioni qe transferohej shume lehte nga njeriu te njeriu.

Shtuar më 16/04/2020, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori