COVID-19 në Shqipëri: Më shumë infektohen femrat, por vdesin shumë më tepër meshkuj
Rreth 20 mijë shtetas të infektuar me Covid-19 në Shqipëri janë ende aktivë. S

humë të tjerë që nuk kanë bërë tampon, as që dihet sesa janë.

E plot të tjerë që po ndiqen nga spitale private, po ashtu janë ende pa shifra statistikore.

Megjithatë, një fakt është i pakundërshtueshëm: Në Shqipëri po infektohen më shumë femra, por po vdesin shumë më tepër meshkuj.

Të dhënat e mëposhtme tregojnë se 67 për qind e të infektuarve që kanë vdekur, në numrin total deri sot prej 889 vetësh, janë meshkuj. Vetëm 33 për qind e viktimave janë femra

Nga ana tjetër vërehet se më shumë infektohen femrat, 52 për qind dhe meshkujt, 58 për qind.

Konstatohet se numri më i lartë i të infektuarve i përket moshave 30 deri 39 vjeç, 19 për qind siç shihni tabelën e mëposhtme.
Shtuar më 05/12/2020, ora 23:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori