COVID-19 në shkolla, konfirmohen pozitivë katër mësues të tjerë
Me hapjen e shkollave, janë shtuar rastet e COVID-19 në stafin mësimor.

Katër mësuesë janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, në Korçë, Bilisht dhe Ersekë.

Burimet bënë me dije se bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh, punonjës në dy shkolla 9 vjeçare në qytetin e Korçës.

Ndërkohë kanë rezultuar pozitive dhe 2 mësuese, një në një shkollë 9 vjeçare në Ersekë dhe një në Bilisht, raporton korespondentja e Panorama.
Shtuar më 28/09/2020, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori