COVID-19/ Në këtë shtet çdo 7 minuta vdes një person
Në Iran, vendi më i goditur në Lindjen e Mesme nga COVID-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka humbur jetën një person çdo shtatë minuta për shkak të coronavirusit, tha të hënën televizioni shtetëror iranian, duke cituar zv. ministrin e shëndetësisë.

Rastet e coronavirusit filluan të rriten përsëri në vend pasi qeveria iraniane hoqi kufizimet në mes të prillit, me vdèkje rekord të raportuar gjatë muajit korrik, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbajtja e maskës për fytyrë është e detyrua prej muajit të kaluar për të luftuar rritjen e numrit të personave të ínfektuar.

Muaji islamik i Muharremit gjithashtu pritet të fillojë në 21 gusht, ku shiitët zakonisht mblidhen në turma dhe vajtojnë vdekjen e Imam Huseinit.

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha muajin e kaluar se ceremonia fetare do të mbahet pas masave specifike shëndetësore dhe parandaluese.
Shtuar më 04/08/2020, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori