COVID-19/ MSH zbulon gjendjen e pacientëve në dy spitalet
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se në dy spitalet COVID po trajtohen aktualisht 122 pacientë të konfirmuar si të prekur me koronavirus.

Sipas të dhënave zyrtare, në terapi intensive po trajtohej aktualisht 20 pacientë, ndërkohë që 3 prej tyre janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur sot se një pacient 58 vjeçar nga Tirana nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, ndërkohë që në gjithë vendin janë regjistruar 135 raste të reja.

“Rreth 1600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid19 në që janë në banesë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët se: Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ në fuqi. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit”, thekson Ministria e Shëndetësisë.

Shtuar më 07/08/2020, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori