COVID-19/ Meta mbledh Këshillin e Sigurisë, fton Ramën dhe Bashën
"Nuk është koha për të nxjerrë përfitime politike nga askush..."

Në kushtet e emergjencës prej koronavirusit, Presidenti Ilir Meta vendos të mbledhë pas dy ditësh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku do të thërrasë Kryeministrin Edi Rama por edhe kryeopozitarin Lulzim Basha.

Ai thotë se unitet përballë pandemisë ka qenë qasja e tij që me fillimin e kësaj pandemie.

"Besoj që pas dy ditësh do thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ku do t’i bej ftesë edhe zotit Basha që të shprehë aty disa nga pikëpamjet e tij dhe të njihet me masat që janë marrë nga qeveria.

Qasja duhet të jetë gjithëpërfshirese. Nuk është koha për të nxjerrë përfitime politike nga askush", tha Meta.
Shtuar më 23/03/2020, ora 22:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori