COVID-19, mbyllet gjykata e Apelit në Vlorë
ISHSH Vlorë ka mbyllur Gjykatën e Apelit. Mbyllja e kësaj gjykate vjen pas konfirmimit të rasteve me Covid-19 brenda këtij institucioni.

Gjykata e Apelit do të qëndrojë e mbyllur për një periudhë 14 ditore.

Gjashtë raste janë konfirmuar pozitive për Covid-19, ndërsa shtatë persona të tjerë janë në pritje të përgjigjes.
Shtuar më 01/12/2020, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori