COVID-19 mbyll gjykatat, infektohen tre gjykatës dhe 2 sekretarë në Gjirokastër
Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër është mbyllur 5 orë pasi u dha i njëjti vendim për Gjykatën e Apelit.

Burime nga kjo gjykatë konfirmojnë se tre gjykatës dhe dy sekretarë janë konstatuar pozitiv me koronavirus.

Për këtë arsye, kreu i gjykatës ka vendosur të mbyllë aktivitetin deri më 23 nëntor.

Të gjitha seancat e planifikuara janë shtyrë ndërkohë që do të funksionojë vetëm një gjykatës për rastet e masave të sigurisë.
Shtuar më 11/11/2020, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori