COVID-19/ Manastirliu zbulon arsyen pse BE "i ka mbyllur derën" Shqipërisë
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se trendi i infektimeve në javët e fundit në vend është 65 raste për 100 mijë banorë.

Nisur nga ky trend, sipas ministres në emisionin ‘Open’ kjo është arsyeja që BE vijon kufizimet me Shqipërinë për shkak se BE ka vendosur një trend për 50 raste për 100 mijë banorë.

“Bashkimi Europian nuk ja mbyllur Shqipërisë derën se nuk e do. Nuk mund të thuhet kjo frazë. BE ka vendosur një trend për 50 raste për 100 mijë banorë. Ne aktualisht kemi një trend për 65 raste për 100 mijë banorë.

Dy javët e fundit trendi infektimeve është në ulje. Prandaj situata është e qëndrueshme”- tha Manastirliu.
Shtuar më 29/09/2020, ora 21:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori