COVID-19/ Manastirliu u jep lajmin e mirë shqiptarëve që po kurohen në banesë:Rimbursim 100 përqind!
Ministrja
Manastirliu u ka dhënë një lajm të mirë shqiptarëve të infektuar me COVID-19 dhe që po kurohen në banesat e tyre.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta
Manastirliu, shprehet se do të mbështetet financiarisht rimbursimi 100% i paketës bazë për
trajtimin ambulator në banesë, sipas protokolleve të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Manastirliu informon se qeveria shqiptare do ka vënë në dispozicion 1.2 miliard lekë për 2 skema të mjekimit falas në familje.
”Rimbursim 100% i paketës bazë për
trajtimin ambulator në banesë, sipas protokolleve të miratuara nga komiteti teknik i ekspertëve”, shkruan
Manastirliu në rrjetin social, Facebook.
Shtuar më 16/11/2020,
ora 16:17