COVID-19 "kris" BE-në, Conte debat të ashpër me Merkel
Pandemia e koroavirusit ka nxjerrë në pah çarjet e mëdha brenda Bashkimit Europian. Gjatë një interviste me gazetën “Il Sole 24 Ore” kryeministri italian.

Ai lëshoi paralajmërime të forta ndaj udhëheqësve europianë të cilëve u la dhjetë ditë për të propozuar një tjetër plan ekonomik, ndërsa paralajmëroi se BE-ja rrezikon arsyen e të ekzistuarit në sytë e qytetarëve të saj.

Kryeministri italian Giuseppe Conte i kërkoi Bashkimit Europian “të mos bëjë gabime strategjike” gjatë menaxhimit të krizës së koronavirusit, ndërsa paralajmëron se nëse kjo ndodh, “atëherë i gjithë projekti europian do të humbë arsyen e ekzistencës”.

Gjatë një interviste me gazetën “Il Sole 24 Ore” të botuar të shtunën, Conte tha se pandemia e koronavirusir mund të “shkatërrojnë” mbarë ekonominë italiane. “Të mos veprosh tani do të thotë t’u lësh fëmijëve tanë barrën e një ekonomie të shkatërruar,” shton Conte. “Ne duam të jemi në lartësinë e detyrës.

Ndaj le të ndërmarrim Planin Europian të Rimëkëmbjes dhe Rishpërndarjes së të Ardhurave.” Kryeministri italian zbulon se ai vetë ka pasur përplasje të forta me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë takimit të fundit të Këshillit Europian të enjten, takim që u zhvillua në formatin e videokonferencës.

“Ne po jetojmë një krizë që ka sjellë shumë viktima mes qytetarëve tanë dhe po nxit recensionin e madh ekonomik,” shtoi Conte. “Jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjera, na duhet të marrim vendime të vështira, shpesh herë tragjike,” tha udhëheqësi italian.
Shtuar më 28/03/2020, ora 23:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori