COVID-19 i ka marrë jetën profesorit Nehat Sokali, bashkëshortit të kryetares së PS-së në
Kukës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë
Kukës Safet Gjici, i cili përmes një postimi në facebook shprehet se kjo
pandemi famëkeqe ka marrë një tjetër personalitet në qytetin veri-lindor.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo
pandemi famëkeqe mësuesit të njohur
kuksian Nehat Sokoli.
Më lejoni që në këto momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal dhe të qytetarëve
kuksian.
U prehsh në paqe!
Shtuar më 28/12/2020,
ora 23:46