Një tjetër viktimë është shënuar në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë.
Këtë të shtunë ka
ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit
mjeku okulist Ferdinand Shkrepa 68 vjeç.
68 vjeçari kishte një javë që ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka
ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë.
Ndër të tjera mësohet se
mjeku okulist punonte me orar të reduktuar në poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan ku kryente vizita me pacientë.
Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë kanë humbur
jetën 18 persona duke e çuar në 771 numrin e përgjithshëm të viktimave me Covid në vendin tonë.
Shtuar më 28/11/2020,
ora 11:32