COVID-19 i merr jetën mjekut 64-vjeçar nga Lushnja
Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme se 7 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.

Mes qytetarëve që kanë ndërruar jetë ishte mjeku 64-vjeçar, Muharrem Xhepexhiu nga Lushnja.

Ndërkohë, po sot ndërroi jetë 50-vjeçarja Majlinda Ilirjani, e cila punonte si mami në spitalin e Elbasanit, me një eksperiencë 30-vjeçare në këtë profesion.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 284 raste rezultuan pozitivë, nga 1278 testime të kryera.

Fatmirësisht, është rritur numri i të shëruarve, 103 brenda një dite.

Situata paraqitet e rënduar edhe në spitalet covid, ku aktualisht janë të shtruar 285 pacientë.
Shtuar më 27/10/2020, ora 19:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori