COVID-19 i merr jetën drejtorit: Një shok i mirë!
Drejtori i një birrarie, Ernest Jusufi, ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ishte i infektuar me koronavirus.

Lajmin e hidhur e ka dhënë gazetari Adriatik Kelmendi në një postim në rrjete sociale ku shprehu ngushëllime për familjarët.

Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, shkroi Kelmendi duke publikuar edhe një fotografi të të ndjerit.

Jusufi ishte i angazhuar në industrinë e ushqimit që nga viti 2005.

Kujtojmë se Kosova ka shënuar 13 jetë të humbura gjatë 24 orëve të fundit dhe 171 raste pozitive.

Prej disa kohësh, Kosova ka shifra shqetësuese, ku deri tani, numri total i rasteve pozitive është 10.590, ndërsa i viktimave ka arritur në 354.
Shtuar më 11/08/2020, ora 22:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori