COVID-19 i merr jetën drejtorit në Bashkinë e Tiranës, ish truprojë i Nanos
Koronavirusi i ka marrë jetën drejtorit të DPN3 në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj.

Mësohet se Fanaj ishte dërguar në Turqi për kurim të specializuar, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Dy javë më parë Fanaj kishte humbur edhe të atin nga koronavirusi. Ai mbante postin e drejtorit të Përgjithshëm të Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës. Më herët ai ka shërbyer edhe si truprojë i ish-kryeministrit Fatos Nano.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ai shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fanajt i cili la pas edhe një djalë të vogël.

“Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël! Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur! U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithë ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm”, shkruan Veliaj.
Shtuar më 12/10/2020, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori