COVID-19 hyn në Polici, infektohen dy efektivë
Ditën e sotme në qytetin e Elbasanite dy punonjës të drejtorisë së Policisë janë infektuar me COVID-19.

Njëri është një oficer në këtë drejtori dhe tjetri është një efektiv i skuadrës “Shqiponja”.

Mësohet se efektivi i “Shqiponjës” ka shfaqur komplikacione dhe është dërguar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Sot në Elbasan u regjistruan 14 raste të reja me Covid, 7 prej të cilëve ishin mësues.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 281 raste të reja pozitive dhe tre viktima në shkallë vendi.

Shtuar më 18/10/2020, ora 19:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori