COVID-19/ Humbje e madhe për policinë, kush është efektivi që u gjet i vdekur në banesë
Një tjetër humbje është shënuar si pasojë e COVID-19 në rradhët e policisë shqiptare.
Agjent i anti-drogës në Policinë e Shtetit, i cili humbi jetën si pasojë koronavirusit quhet Forian Pema.
Ai u gjet i pajetë në banesën e tij ditën e sotme si pasojë e koronavirusit.
Në radhët e Policisë së Shtetit ai cilësohej si një ndër oficerët më të aftë.
“Sot me date 20.11.2020, u
shua nje yll i vertete! Nje njeri qe vetem mire ka ditur te beje ne jete! Iku nga kjo bote shoku i mire Florian Pema! Zoti e deshi me teper se ne! Do na mungoje buzeqeshja e tij, harmonia e tij, shoqeria e tij! Do na mungoje optimizmi i tij!
Flori ishte nje Tirons i vertete, qe
gjithmone transmetoje paqe dhe shprese! Nje familjar i mrekullueshem qe sakrifikoje jashtezakonisht per djalin dhe bashkeshorten tende! Nje shok jashtezakonisht i mire ku
gjithmone kishe ndjesine e harmonise, mirekuptimit! Zot pranoje ne gjirin tend, merre ne parajsen e perjetshme!
Zot fale kete njeri te mire! Zot te lutem pranoji lutjet e mia dhe te kolegeve te tjere!
Flori ti iken nga kjo bote me nder, pasi ke punuar dhe i ke dhene ketij shteti shpirtin! Ke qene ne pune
gjithmone i drejte, ske pasur kurre paragjykime ne jete!
Flori prehu ne paqe vella! Lutem per djalin dhe familjaret e tu qe Zoti tja u lehtesoje dhimbjen sadopak pavaresisht se eshte nje dhimbje qe sdo harrohet lehte! Sot shoket e zyres nuk duan ta pranojne por ja qe eshte e vertete. U
shua, u
shua nje yll i vertete!” shkruan miku i tij Gjergji Oshafi në facebook.
Kujtojmë gjithashtu sot Policia e Shtetit njoftoi se COVID-19 ka prekur edhe drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu.
Ai është karantinuar dhe ndodhet në banesën e tij ku po merr mjekim. Në vend të Veliut, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit komandohet Albert Dervishaj.
Shtuar më 20/11/2020,
ora 16:12