COVID-19/ Çfarë ndodh me pjesën më të madhe të njerëzve që intubohen? Flet mjeku
Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero ka treguar detaje lidhur me ecurinë e pacientëve në terapi intensive të infektuar nga koronavirusi.

Pipero thotë se pjesa më e madhe e njerëzve që intubohen, nuk kanë shpëtuar.

Pipero e bazon këtë gjë te eksperienca e Italisë dhe Kinës.

“Nga eksperienca e Italisë dhe Kinës pjesa më e madhe e atyre që intubohen nuk kanë shpëtuar, sa përqind nuk e di të them. Ne mjekët lutemi që pacienti të mos shkojë tek intubimi.

Ka shumë të panjohura pas kësaj, por nëse sipërfaqja e mushkërisë që bie në kontakt me oksigjenin me ajrin e repsiruar, nuk është e gatshme ta marr inspirimin sado t’i japim ne është e vështirë, ne e mbajmë me oksigjen dhe presim që mushkëria të rekuperojë.

Në pjesën më të madhe të atyre që shtrojmë rekuperohet shpejt, por personat me probleme të tjera dhe në moshë fatkeqësisht një pjesë e madhe e tyre përfundojnë në intubim dhe humbin jetën”, tha Pipero.
Shtuar më 26/03/2020, ora 22:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori