COVID-19/ Anëtari i Komitetit të Ekspertëve: Pas një viti do të jemi pa maska!
Në Athinë shkencëtarët po shohin një stabilizim të situatës pas shpërthimit të COVID-19.

Ndryshe nga Selaniku, ku ka një rënie të shpejtë në numrin e rasteve të reja, në Athinë do të ketë shumë vështirësi në përmirësimin e situatës.

“Athina është një nga vendet që situata është e tensionuar dhe është një nga fushat kryesore që do të shohim për të marrë vendime per masat në vazhdimësi”, tha anëtari i komitetit të ekspertëve, Charalambos Gogos, duke theksuar se numrat në Athinë vijojnë të mbeten me tre shifra.

Por ai u shfaq optimist për rrjedhën e pandemisë.

“Thuajse brenda një viti mund të heqim maskat, pasi vaksinat do të shtohen dhe do të ketë shumë platforma për t’i vënë ato në dispozicion”, shtoi ai.

Profesori Gogos theksoi se “këtë vit fituam një bast, riprodhimin e shpejtë të vaksinave që ishte zgjidhja e vetme për pandeminë dhe ne arritëm të kishim brenda një viti vaksina të sigurta dhe efektive dhe në fakt nga shumë platforma në të njëjtën kohë”.
Shtuar më 01/01/2021, ora 22:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori