COVID-19/ Agjensia Europiane e Barnave tregon ilaçin që sjell çrregullime psikiatrike
Përdorimi i klorokinës ose
hidroksiklorokinës, ilaçe të përdorura kundër Covid-19 veçanërisht në fazën e parë të urgjencës, mund të shkaktojë çrregullime
psikiatrike dhe sjellje të shoqëruara me vetëvrasje.
Agjencia Evropiane e Barnave paralajmëroi pasi shqyrtoi të gjitha të dhënat në dispozicion për efektet anësore të ilaçit.
Efekti anësor, pjesërisht i njohur tashmë, u konfirmua pas një rishikimi të filluar pas disa rasteve të çrregullimeve
psikiatrike në pacientët me Covid.
Rishikimi i efekteve të këtij medikamenti u bë nga
Agjencia, pasi informacioneve nga
agjencia spanjolle e ilaçeve për 6 raste të çrregullimeve
psikiatrike te pacientët me COVID, të cilëve u ishte dhënë doza e
hidroksiklorokinës.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 20:05