COVID-19/ A do të izolohemi sërish? Manastirliu tregon skenarin pas 2 dhjetorit
Nga nesër, Shqipëria do të rivendosë orën policore, për shkak të rritjes së ndjeshme të rasteve dhe viktimave nga Covid-19

Masat e reja do të jenë në fuqi për 3 javë, por çfarë do ndodhë më pas?

Manastirliu: Maska është një masë e gjithë-pranuar sot që funksionon, por duhet shoqëruar me distancim dhe higjienë.

Komiteti i Ekspertëve është duke mbajtur nën vëzhgim situatën për gjithçka.

Ne do ta vlerësojmë situatën mbi baza dinamike. Shpresojmë shumë në bashkëpunimin e qytetarëve.

Ne çdo gjë e kemi arritur falë bashkëpunimit të qytetarëve, duke pasur fleksibilitet edhe tek masat.

Ne nuk e duam mbylljen, por masat kufizuese do të vlerësohen në bazë të situatës, sepse jemi përballë të panjohurave. Ky virus ka edhe të panjohura edhe të njohura.

Covid-19 ndërpret transmetueshmërisë kur nuk ka terren dhe kjo arrihet vetëm me maska e zbatim të masave.
Shtuar më 10/11/2020, ora 22:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori