E FUNDIT/ Zjarr te konviktet e Qytet Studentit, digjet banesa pranë tyre (VIDEO)
Çova edhe fëmijët e mi aty! "Zbërthehet" sekserja e skandalit të kredive tek Fondi "Besa" (FOTO LAJM)

Ka qenë e ndezur seanca e dhënies së masës së sigurisë së punonjësve të Fondit "Besa", të cilët ngritën një skemë mashtrimi me kreditë në vlerën e 3.7 milion eurove.

E pyetur nga gjykatësi, drejtoresha e filialit ku u ngrit skema, Albana Imami pranoi dhënien e këtyre kredive, por tha se nuk ka qenë e vetëdijshme dhe ka qenë në delir.

Diskutime pati mes saj dhe oficerëve të kredisë, të cilët në seancë pranuan firmosjen e një numri të kredive, por që këtë e kishin bërë me kërkesë të drejtoreshës Imami.

Ndërkohë, një prej të arrestuarave, Orkida Driza, që sipas prokurorisë akuzohet si seksere, tha se është përdorur dhe për kredi aty ka çuar edhe fëmijët e saj.

“Jam e gatshme të bashkëpunojë, më kanë përdorur, unë kam cuar edhe fëmijët e mi aty”, tha ajo.
Shtuar më 22/08/2019, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori