“Corriere della Sera” shkrim për operacionin “Lazarat 2” (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Aksioni antikanabis që po zhvillon policia shqiptare në veri të vendit ka tërhequr sërish vemendjen e mediave italiane. Në një shkrim kushtuar operacionit në Dukagjin, e përditshmja italiane Corriere della Sera, shkruan se 300 policë dhe helikopterë të ushtrise po marrin pjesë në këtë operacion.

“Një aksion vërtet i vështirë, sipas Tefik Sulejmanit, zëdhënes i Policisë Shqiptare, që nisi në mënyrë të befasishme në 21 gusht, por që u vështirësua të nesërmen, kur disa trafikantë qëlluan me kallashnikov, 2 helikopterët e ushtrisë. Kur erdhëm në qeverisje një vit me parë, gjetëm një Shqipëri të mbushur me drogë”-tha në një konferencë për shtyp Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri.

“Tani pasi të pastrojmë vendin, hapi i ardhshëm, do të jete goditja e bosëve, që menaxhojnë kultivimin dhe trafikun”.
Ndryshe nga ndërhyrja ne Lazarat, qershorin e shkuar operacioni i ri, “Lazarat 2”, është me i komplikuar, pasi fushat e mbjella janë të shtrira në fshatra të ndryshëm, në distancë disa kilometra nga njëri-tjetri. Por do t’i shkojmë deri në fund kësaj historie,-thotë Tahiri, -ndaj nuk mund të them, sesa ditë do të zgjasë aksioni.
Sipas vlerësimit të Guardia di Finanzias italiane, vetëm nga fshati i Lazaratit, 230 kilometra në jug të Tiranes, kultivoheshin çdo vit, 900 tonë kanabis, me një vlerë tregu, rreth 4.5 miliardë euro, gati gjysma e prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë. Nga 1 qershori i këtij viti, kemi djegur 344.400 rrënje-thotë Ministri i Brendshëm. Dhe për Corriere, burimet flasin, se aksioni i radhës mund të jetë në qendër të vendit, mes Fierit dhe Vlorës.
Shtuar më 26/08/2014, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori