Copë copë në sondazhe, shifrat që i shkatërruan gjumin Ramës
Maxhorancës i kanë mjaftuar pak më shumë se 12 muaj që të shkatërrojë besimin që mori nga shqiptarët në qershorin e vitit të shkuar.

Aq i lartë është ritmi i bjerrjes së mbështetjes ndaj Ramës dhe ministrave të tij sa që tani, sipas sondazheve që atij i vënë mbi tavolinë çdo javë, numri i shqiptarëve "gri" është më i madh se sa elektorati i PS dhe PD të marra sëbashku.

Respublica shkruan duke iu referuar sondazheve që bëjnë kompanitë pranë Ramës se ka një rritje të madh të mos aprovimit ndaj politikave të Ramës si edhe Partisë Demokratike në publik, ku numri i qytetarëve që nuk mbështesin më asnjë krah politik është më i madh se ai i atyre që mbështesin socialistët dhe demokratët të marrë sëbashku.

Shumë më keq paraqitet PD, ku Lulzim Basha edhe pse ka vite në opozitë nuk shihet si një alternativë që të jepë shpresë, nisur edhe nga fakti se kur ia ka dashur interesi ai është bashkuar me Ramën duke i dhënë "dorën" kur ky i fundit ka qenë në buzë të greminës.

Ngjashëm ishte futja e hundëve në protestën e studentëve duke infiltruar atje FRPD-në.

Ramën duket e kanë fundosur skandalet e njëpasnjëshme të shpërthyera gjatë muajve të fundit, siç ishte ai i Unazës së Re, ku me një dorë, një kompania fantazëm do të merrte me firmë të Gjiknurit plot 18 milion euro, apo skandali i Kashar-Thumanë, e shumë të tjerë të ngjashëm.

Po ashtu, shqiptarët kanë kuptuar se nuk mund të ushqejnë më fëmijet me projekte 3D që Rama i nxjerr çdo ditë në median e tij multidimensionale ERTV, kështu që është e qartë që thika ka shkuar në palcë, ndërkohë që oligarkët, ai vetë dhe ministrat pranë tij majmen. /albeu.com/


Shtuar më 27/12/2018, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori