Copëtimi i Kosoves? Sejdiu: Tërhiqemi nga bisedimet
Albeu.com
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu shprehet vendosmerisht kunder ndarjes se Kosoves duke e vleresuar opsionin te papranueshem. "Nuk kemi në idenë tonë asnjë qasje që ka të bëjë me ndarjen apo copëtimin territorial të Kosovës" tha presidenti SejdiuPresidenti i Kosovës tha se copetimi i Kosovës është i papranueshëm dhe tërësia territoriale e paprekshme. Ai i bëri këto komente pasi negociatori i BE Icshinger deklaroi se treshja ndërmjetësuese do të pajtohet me çfarëdo zgjidhje, për të cilën do të merren vesh Prishtina dhe Beogradi, duke mos përjashtuar këtu as ndarjen e Kosovës.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu shprehet vendosmerisht kunder ndarjes se Kosoves duke e vleresuar opsionin te papranueshem. "Nuk kemi në idenë tonë asnjë qasje që ka të bëjë me ndarjen apo copëtimin territorial të Kosovës. Nuk ka ndonjë kërkesë zyrtare nga askush, ju e dini që ka ndoshta ide që janë hedhur në qasje të ndryshme, por për ne janë të papranueshme" tha presidenti Sejdiu.

Ai i bëri këto komente pasi negociatori evropian, Wolfgang Icshinger deklaroi se treshja ndërmjetësuese do të pajtohet me çfarëdo zgjidhje, për të cilën do të merren vesh Prishtina dhe Beogradi, duke mos përjashtuar këtu as ndarjen e Kosovës. Sejdiu nuk përjashtoi mundësinë që Prishtina te rishikojë pjesëmarrjen në bisedime nëse copëtimi i Kosovës do te paraqitet si alternativë gjatë bisedimeve.

Nga ana tjeter kryeministri Agim Ceku ka theksuar se treshes së caktuar nga Grupi i Kontaktit i janë argumentuar "parimet e shenjta, siç janë sovraniteti i Kosovës dhe pacenueshmëria e kufijve të saj". "Këto parime do t'i mbrojmë gjatë këtij 120-ditëshi, të cilin do ta shfrytëzojmë për të zgjeruar dhe forcuar konsensusin e brendshëm dhe të jashtëm. Pas kësaj periudhe shtesë Kosova duhet të shkojë shpejt dhe sigurt drejt shpalljes dhe njohjes së pavarësisë së saj", tha kreu i qeverisë së Kosovës. (rtk,bbc,news24)
Shtuar më 14/08/2007, ora 11:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori