Condoleezza Rice: Kosova e pavarur, në njërën ose tjetrën rrugë
Albeu.com
Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice ka deklaruar në Lisbonë se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura që të arrihet pavarësia e Kosovës, në njërën ose tjetrën mënyrë, me gjithë kundërshtimet ruse.“Ne jemi të vendosur në arritjen e pavarësisë së Kosovës”, tha ajo para takimit të Kuartetit diplomatik të Lindjes së Mesme, që mbahet në Lisbonë.
“Presidenti Bush ka thënë në mënyrë të qartë se Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se plani i Ahtisarit është themel i përshtatshëm dhe se Kosova duhet të jetë e pavarur ", ka thënë ajo, transmeton Hina. start
Shtuar më 19/07/2007, ora 16:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori