Çomo: Mospranimi im në KLD është në shkelje të ligjit
Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje me 76 vota pro kandidaturën e Sokol Çomos si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Por sot ai nuk është lejuar të marrë pjesë në mbledhjen e KLD-së.

“Që nga dita e djeshme unë jam ligjërisht anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë por mua nuk më pranuan dhe kjo është në shkelje të ligjit. KLD-ja duhet të ngrinte komisionin për verifikimin e mandatit. Kërkova një komunikim zyrtar se përse nuk u lejova dhe nuk mu dha prandaj dhe u largova” është shprehur në një prononcim për mediat Çomo.


Në kete post Sokol Çomo zëvendëson Neshat Fanën të cilit i ka përfunduar mandati. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori