Çollaku vijon përplasjen me Turqinë: Aleati ynë kryesor është SHBA
Pëlqej
Koordinatori i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku ka replikuar me ambasadën turke në Tiranë, pas reagimit të kësaj të fundit për faktin se Çollaku e akuzonte Turqinë për bashkëpunim me terroristët e ISIS.

Në një intervistë për GSH, ai thotë se ambasada turke po justifikon kryeministrin Rama, pse ka zgjedhur si partner strategjik Turqinë.

“Besoj zoti këshilltar se duke keqintepretuar referimin tim ndaj rastit hipotetik si lajmi i gazetës “Bild”…ju gjithashtu po përdorni këtë element, për të justifikuar politikën e jashtme të kryeministrit Rama. Pak e pazakontë kjo, por në mënyrë absolute e konsideroj krejt në lirinë tuaj ta bëni, sikundër ju kërkoj të mirëkuptoni lirinë time për të shplosur bindjet apo kritikat e mia për kryeministrin e vendit tim.Unë besoj se Shqipëria kanë botë shumë miq partner. Shqipëria ka një miqësi të veçantë me Turqinë, ka një lidhje vëllazërore në mes. Por, Shqipëria ka një partner strategjik të provuar deri më sot, SHBA-të.

Ne këtë nuk e fshehim, madje e pranojmë me krenari.Këtë duhet ta mirëkuptoni dhe ky mirëkuptim nuk na bën më pak vëllezër.Unë thjesht po përpiqem të shpëtoj nga konfuzioni kryeministrin e vendit tim.Unë e kam këtë të drejtë. Ndërsa ju zoti këshilltar, duke e justifikuar Ramën në këtë pikë, druaj se po shtoni më shumë konfuzionin e tij”, shprehet Çollaku. /albeu.com/

Shtuar më 29/08/2014, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori