Çollaku rrëfen arsyen qe mban peng Ramën dhe Tahirin
Pëlqej
Gazetari Basir Çollaku u shpreh sonte në studion e emisionit Opinion se rënia e avionit në Ishëm dhe Xibraka, janë dy ngjarje që mbajnë të lidhur Edi Ramën me Saimir Tahirin.

Ai tha se tek avioni i rrëzuar në Ishëm, ekziston një aferë e madhe e trafikut të drogës, ndërsa tek çështja e Xibrakës, personat në këtë histori janë njerëz të afërt të kryeministrit.

Sipas tij, historia e drogës është ajo që i mban bashkë Ramën dhe Tahirin, pasi në gjithë këtë histori, nuk mund të bie vetëm njëri, por të dy bashkë ose asnjëri.

Shtuar më 23/11/2017, ora 22:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori